“Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia”, Majlinda Dhuka i përgjigjet Serbisë për Ibrin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur me një mesazh të drejtpërdrejtë Ministrit për Integrim Evropian të Serbisë, Nemanja Starović, lidhur me idenë e devijimit të lumit Ibër.

Përmes një deklarate, Dhuka i pret shkurt pretendimet e Beogradi duke nëvizuar rrugën e pakthyeshme të rajonit, duke shkruar:

“Lumi rrjedh përpara. Po ashtu edhe historia”, ka shkruar ajo.

Reagimi i kryenegociatores shqiptare vjen në një kohë tensionesh politike në rajon, ku presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka në plan të devijojë lumin Ibër, i cili është rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas hyn në Kosovë, ku furnizon liqenin artificial të Ujmanit. Rreth dy të tretat e këtij liqeni ndodhen në territorin e Kosovës.

The post “Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia”, Majlinda Dhuka i përgjigjet Serbisë për Ibrin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: