Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pësoi një aksident të hënën në Hania. Mediat greke raportojnë së ai u rrëzua ndërsa ngiste biçikletën. Mësohet se ai ka marrë një dëmtim në shpatull dhe u dërguar në Spitalin e Hanias për analizat e nevojshme.
Sipas informacioneve nga Flashnews.gr, kryeministri grek pësoi një dëmtim në shpatull, si dhe gërvishtje të lehta.
Gjendja e tij shëndetësore nuk ngjalli shqetësim dhe, pasi mori ndihmën e parë,Mitsotakis doli nga spitali. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai bisedoi me qytetarët edhe me anëtarët e stafit të spitalit.
The post Kryeministri grek pëson një aksident me biçikletë në Hania, si paraqitet gjendja e tij appeared first on Euronews Albania.
