Kurti pret në takim senatoren amerikane Ernst, në fokus fushat e mbrojtjes dhe çështjeve ushtarake

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kreyeministri i Kosovës, Albin Kurti këttë të martë ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. Kurti ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi përmes një postimi në “X”. Ai u shpreh se ky është takimi i tyre i dytë brenda më pak se një viti.

Sipas njoftimit, Kurti dhe senatorja folën lidhur me partneritetin Kosovë-SHBA, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe çështjeve ushtarake. Më tej bëhet me dije se ata dolën edhe lidhur situatën aktuale politike në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdimit të diskutimit midis partive politike për krijimin e institucioneve.

“Kënaqësi të mirëpres @SenJoniErnst në Zyrën e Kryeministrit për takimin tonë të dytë dypalësh në më pak se një vit. E falënderova Senatoren Ernst për mbështetjen e saj të gjatë dhe kontributet në partneritetin Kosovë-SHBA, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe çështjeve ushtarake.

E informova Senatoren për progresin e fortë ekonomik të vendit tonë dhe përmirësimin e situatës së sigurisë së brendshme. Gjithashtu përsërita qëndrimin e Qeverisë sonë që Kampi Bondsteel duhet të bëhet një bazë ushtarake e përhershme, për të shërbyer si një garantues i vazhdueshëm i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Së fundmi, diskutuam situatën aktuale politike në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdimit të diskutimit midis partive politike, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për formimin e institucioneve”, shkruan Kurti.

The post Kurti pret në takim senatoren amerikane Ernst, në fokus fushat e mbrojtjes dhe çështjeve ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: