Pasditen e sotme mbahet seanca plenare në Parlament, çfarë pritet të ndodhë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në seancën plenare të radhës. Nga mbledhja e disa Komisioneve Parlamentare paraditen e sotme, do të kalohet në seancë plenare në orën 17:00 të pasdites. Çështja e zgjedhjeve dhe e votuesve pritet të jetë tema kryesore e diskutimit.

Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar që pas dënimit dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 shtator, me 1 vit bur për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, se s’do të ketë më jetë parlamentare normale dhe se do mbajë protesta.

Nuk dihet nëse ky aksion politik do të nisë që ditën e sotme, por më herët opozita e ka ndjekur strategjinë e bllokimit të seancave, deri në flakadanë, fishekzjarrë dhe vënie zjarri në sallë.

Protesta e parë kombëtare është lajmëruar për të hënën e 7 Tetorit, me strategji bllokimi dhe paralizimi të jetës jo vetëm parlamentare dhe ligjislative, por deri në mosbindje civile, në rrugë kombëtare dhe sheshe.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka firmosur urdhrin për mbajtjen e saj që prej datës 26 Shtator dhe është e parashikuar në kalendarin e punimeve të miratuar më herët, periudha 23 Shtator-11 Tetor.

Në rendin e ditës sot parashikohen diskutime të deputetëve si më poshtë:

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.9.2024.
2-Njoftime të ndryshme.
3-Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

The post Pasditen e sotme mbahet seanca plenare në Parlament, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *