Video/ Super Vlahovic, me 10 lojtarë Juventus përmbys Leipzig: humbasin Bayern e Real, turpërohet Atletico

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Spektakël, befasi e emocione. Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Champions League, që ka parë rikthime, surpriza e përmbysje me 10 lojtarë. Juventus ankohet me arbitrimin, por në Leipzig ka dhënë një provë force, duke mundur me përmbysje gjermanët, kur luanin në inferioritet numerik. Vlahovic fantastik me dygolëshin e tij e Conceicao brilant me veprimin që i dha suksesin bardhezinjve. Humbasin befasisht Real Madrid e Bayern Munich, po disfata më e rëndë është ajo e Atletico Madrid.

LEIPZIG 2-3 JUVENTUS

E dyta për Juventus në Champions League ishte gjithashtu e mirë. Pas fitores ndaj PSV-së, skuadra e Thiago Motta mposhti Leipzig me rezultatin 3-2 me përmbysje. Bardhezinjtë mbeten me pikë të plota në renditje. Në Red Bull Arena, një garë spektakolare dhe emocionuese. Në pjesën e parë Sesko zhbllokoi ndeshjen në kundërsulm (30′), më pas në pjesën e dytë ndodhi gjithçka. Vlahovic barazoi (50′) me një goditje të kalibruar, më pas, pas përjashtimit të Di Gregorio (59′), bardhezinjtë mbetën përsëri prapa për shkak të penalltisë së Sesko (65′), por e përmbysën rezultatin falë një magjie të Vlahovic (68′) dhe një blici të jashtëzakonshëm nga Conceicao (82′).

LIVERPOOL 2-0 BOLOGNA

Në ditën e dytë të Champions League, Bologna u dorëzua 2-0 ndaj Liverpool. Klasi i Salah ishte vendimtar në Anfield pasi egjiptiani fillimisht dhuroi një asist perfekt për Mac Allister (11′) e më pas mbylli rezultatin në minutën e 75′ me një goditje të mrekullueshme me të majtën. Skuadra e Italiano bëri një ndeshje të guximshme dhe trembi Reds me një shtyllë nga jashtë zonës dhe një traversë në pjesën e parë. Në renditje, Liverpool ka pikë të plota, ndërsa kuqeblutë kanë ngecur në një pikë.

League Stage Champions League

Girona 2-3 Feyenoord
Shakhtar Donetsk 0-3 Atalanta
Aston Villa 1-0 Bayern Munich
Benfica 4-0 Atletico Madrid
Dinamo Zagreb 2-2 Monaco
Lille 1-0 Real Madrid
Liverpool 2-0 Bologna
RB Leipzig 2-3 Juventus
Sturm Graz 0-1 Club Brugge

The post Video/ Super Vlahovic, me 10 lojtarë Juventus përmbys Leipzig: humbasin Bayern e Real, turpërohet Atletico appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *