Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Për të ndaluar lojtarët e talentuar, kundërshtarët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Kvaratskhelia e di mirë këtë, pasi pas Napoli-Como i gjeti këmbët e tij thuajse të ‘transformuara’ pas goditjeve të shumta që mori në ndeshjen ndaj larianëve. Në këtë kuptim, fotoja e postuar nga gazetarët gjeorgjianë është mbresëlënëse: këmba e djathtë e 23-vjeçarit është e fryrë në mënyrë të frikshme.
Edema është rezultat i dy goditjeve të pësuara në ndeshjen e fundit para pushimit për kombëtaret. Tani mbetet për t’u parë nëse playmaker do të përdoret rregullisht nga trajneri i Gjeorgjisë e sidomos nëse Kvaratskhelia do të rikuperojë për ndeshjen e 14 tetorit në Tbilisi kundër Shqipërisë. Vëmendja është e gjitha te lojtari i Napolit, në Tiranë u pa qartë cfarë niveli ka ai dhe sa impakt ka edhe te skuadra gjeorgjiane.
Lexo më tej: Asllani dhe Uzuni të diferencuar: Sylvinho i shqetësuar për lojtarët, mbërrin Hoxha e Bajrami
Natyrisht deri atëherë është një kohë e gjatë, por fryrja e këmbës së djathtë të Kvaratskhelia ishte evidente dhe nëse dëmin e ka pësuar edhe kavilja, atëherë lojtari është vërtetë në dyshim për ndeshjen e Nations League kundër kuqezinjve. Pa sulmuesin e tyre më të rrezikshëm, përpjekjet për të marrë revanshin në Gjeorgji për humbjen në Tiranë, do të ishin më të lehta.

The post Kvaratskhelia e këmba e fryrë nga shkelmat: mbrojtësit e Como i bëjnë një “nder” Shqipërisë appeared first on Lapsi.al.
