“Ai është gati për një klub të madh”, trajneri i Empolit flet për Ismajlin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ardian Ismajli vazhdon të bëjë paraqitje të mira me Empolin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është pjesë fikse e formacionit të trajnerit Roberto D’Aversa, i cili ka folur për lojtarin kuqezi, në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”. “Ismalji tashmë është gati për një klub të madh”, – tha D’Aversa.

28-vjeçari është pjesë e Empolit prej 4 sezonesh, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e kësaj skuadre për më shumë se 70 ndeshje. Më herët, ai është impenjuar me Hajduk Split dhe Spezia.

The post “Ai është gati për një klub të madh”, trajneri i Empolit flet për Ismajlin appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *