FOTO/ “Telenovela” Wanda-Icardi nuk ka fund, futbollisti konfirmon rikthimin me modelen nga… krevati

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë padyshim çifti më i përfolur në botën e futbollit, me çiftin që morën një vëmendje tepër të madhe pak muaj më parë, kur konfirmuan ndarjen.

Por duket se të dy ata nuk mund të rrinë shumë kohë larg njëri-tjetrit. Vetë futbollisti ka konfirmuar ribashkimin me modelen e njohur dhe këtë e ka bërë me një foto intime të postuar nga krevati.

“Për ty që lexon, për mua, për të, për ty, për ata, për të gjithë… Të uroj natën e mirë apo natë të mirë”, shkruan Icardi në foton e postuar.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi nxjerr zbuluar Wandën, teksa kjo e fundit ende nuk ka reaguar për rikthimin e tyre.

The post FOTO/ “Telenovela” Wanda-Icardi nuk ka fund, futbollisti konfirmon rikthimin me modelen nga… krevati appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *