Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mediat italiane kanë zbuluar emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit në Itali. Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino dhe viktima është32-vjeçari, Endri Sejdi. Viktima mësohet se banonte në Alatri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, kur makina “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit humbi jetën 32-vjeçari. Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodheshin në mjetin e aksidentuar. Ata janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

The post Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *