Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
“ Ndoshta është mungesë respekti për Maradonën dhe Pelén, por Messi është lojtari më i fortë i të gjitha kohërave. Jemi me fat që e përjetojmë sepse ndodh vetëm një herë. Për të cituar Sorrentinon, është ‘bukuria e madhe’”. Kështu është shprehur trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në emisionin ‘Che tempo che fa’ në Nove. “Në Champions nuk do të doja të përballesha me Barcelonën. Jam shumë i lidhur me të. Për formulën e re nuk kam kuptuar asgjë. Të shohim në fund të sezonit”, ka shtuar Guardiola.
“Largimi nga City? Nuk është e vërtetë. Duhet të reflektoj. Trajneri i ri i Anglisë? As kjo nuk është e vërtetë. Nëse do të kisha vendosur, do ta thoja. As unë nuk e di”. Pep Guardiola, i ftuar në ‘Che tempo che fa’ në La Nove, hedh poshtë zërat për largimin e tij nga Manchester City, me të cilët kontrata i përfundon në qershorin e ardhshëm.
The post Guardiola eliminon legjendarët Pelé e Maradona: “Messi, më i miri i të gjitha kohëve” appeared first on Lapsi.al.
