Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Korçë, i cili ishte në kërkim që prej 27 shtatorit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë kontrollit të kryer me vendim të gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, Matheos Dërsniku, blutë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular.
The post Në kërkim për shitje droge dhe organizim të lojërave të fatit, arrestohet 33-vjeçari në Korçë appeared first on Lapsi.al.
