Vritet 15-vjeçari në Shkodër, detaje nga ngjarja e rëndë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të një 15-vjeçari në Shkodër.

Edhe autori i krimit është gjithashtu një 15-vjeçar. Policia, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka identifikuar e shpallur në kërkim adoleshentin vrasës.

Efektivët janë duke bërë kontrolle në banesën e tij dhe në banesa të të afërme të tij, ku adoleshenti dyshohet se fshihet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbej. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Autori i krimit është i mitur dhe është identifikuar nga policia e është shpallur në kërkim. Shtetasi A.Gj ka ndërruar jetë në Spitalin Shkodër. Policia ka pyetur dëshmitarët okularë. Autori u identifikua me anë të kamerave të sigurisë.

Shkaku dyshohet për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta.

The post Vritet 15-vjeçari në Shkodër, detaje nga ngjarja e rëndë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *