Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Brindisi ditën e sotme, pasi u kap me 1 kg kokainë.
Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit të mjetit që ai drejtonte, të kryer nga operatorët e Seksionit të Policisë Rrugore të Brindisit dhe Detashmentit të Policisë Rrugore Fasano, brenda bagazhit, e fshehur në një zgavër, u gjet një pako me 1 kg e 142 gramë kokainë.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua më pas në burgun e Brindisit. Policia italiane po vijojnë hetimet e mëtejshme për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e kokainës së sekuestruar.
The post Kishte fshehur kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on Lapsi.al.
