Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dea Mishel dhe Luiz Ejlli këto ditë kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale.
Kjo nisi nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 pas lajmit për dënimin një vit me burg të artistit shkodran për falsifikim dokumentesh.
E pas reagimit të këngëtarit, ajo bëri një tjetër postim në InstaStory duke shtuar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.
![]()
Fituesi i Big Brother e kishte interpretuar këtë këngë në një koncert, ku e përfshiu edhe Dean, situatë që bëri shumë bujë. Luizi ka qenë një rival i madh i Deas dhe Olta Gixharit teksa ishin në Big Brother VIP Albania. S.B
