Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident ka ndodhur në Borsh, ku si pasojë katër turistë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se një 71-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.
Gjithashtu katër personat që ndodheshin në mjet janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
The post Aksidenti në Borsh/ Automjeti del nga rruga dhe bie në oborrin e një banesë appeared first on Lapsi.al.
