“Raport konsensual në Stokholm”: Mbappé fillon të zbërthehet, por denoncimi ka ardhur nga një grua tjetër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ngjarja që lidhet me pretendimin për përdhunim të një gruaje nga ylli i Real Madrid dhe i kombëtares së Francës, Kylian Mbappé, çdo ditë pasurohet me detaje të reja. Pas akuzës për përdhunim dhe ngacmim të paraqitur të shtunën në Stokholm, Mbappé u mbrojt menjëherë në rrjetet sociale, duke i quajtur lajmet e publikuara në gazetat skandinave si “lajme të rreme!!”.

Megjithatë, tani sulmuesi i Real Madrid ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie konsensuale në hotelin e kryeqytetit suedez ku po qëndronte, por padia duket se vjen nga një grua tjetër.

Gazeta “Le Parisien” ka tentuar të rindërtojë ngjarjen, duke konfirmuar praninë e Mbappé në Stokholm, me ftesë të ish-shokut të tij të skuadrës, Mukiele, për të shfrytëzuar pushimin nga kombëtaret dhe për t’u larguar për disa ditë nga rutina e zakonshme e stërvitjeve dhe ndeshjeve. Në hotel, Mbappé ka shfrytëzuar shërbimet e një konsiergu të specializuar në organizimin e festave luksoze private, duke pasur më pas një marrëdhënie “konsensuale” me një grua, e cila është konfirmuar nga një shkëmbim mesazhesh pas takimit.

Lexo më tej: Mbappé, prokuroria konfirmon hetimin për përd*unim, konfiskohen veshje

Megjithatë, padia për përdhunim dhe ngacmim është paraqitur në Prokurorinë e Stokholmit nga një vajzë tjetër. Katër ditë pas paraqitjes së padisë, as Mbappé dhe as avokatët e tij nuk janë informuar ende për këtë çështje.

The post “Raport konsensual në Stokholm”: Mbappé fillon të zbërthehet, por denoncimi ka ardhur nga një grua tjetër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *