Rita Ora e shkatërruar për humbjen e Liam Payne: Ai kishte shpirtin më të mirë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rita Ora ka reaguar për vdekjen e këngëtarit dhe mikut të saj Liam Payne i cili humbi jetën në Spanjë pasi u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i hotelit.

Ajo ka postuar në X një dedikim për Liam shoqëruar me një foto ku ai ka mbështëtur kokën tek supi i saj duke treguar kështu dhe miqësinë e ngushtë që këta artistë ndanin së bashku.

Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Të punoje me të ishte një kënaqësi, ishte një kënaqësi e vërtetë ta kishe pranë, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Jam i tronditur nga ky lajm tragjik. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për ty” tashmë merr një kuptim të ri për mua. Pusho në paqe”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Kujtojmë që Liam Payne dhe Rita Ora kanë një bashkëpunim së bashku në kuadër të filmit Fifty Shades Freed, këngën “For You”.

Payne humbi jetën si pasojë e rënies fatale. Ai kishte marrë dëmtime të shumta në pjesën e kafkës të cilat i rezultuan fatale.

Policia po vazhdon të hetojë rrethanat e ngjarjes ndërsa është raportuar se këngëtari ka qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit./S.M

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *