Media greke: Fredi Beleri takim me Ramën dhe Spiropalin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Eurodeputetë, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë në 29 tetor një vizitë në Tiranë, ku do të kryejnë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali. Pjesë e këtij delegacioni nga Strasburgu do të jetë edhe eurodeputeti grek, Fredi Beleri, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, i dënuar për korrupsion në zgjedhje.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe media greke “To Vima”, e cila e shikon këtë takim si një fitore të diplomacisë greke ku vihet theksi te kushtet e Athinës që rruga e anëtarësimit të Tiranës zyrtare kalon përmes të drejtave të minoritetit grek.

Sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.

Menjëherë pas kësaj vijon takimi me Edi Ramën, i cili është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadori e BE-së në Shqipëri në Shtëpinë Europiane, në rrugën Papa Gjon Pali.

Menjëherë pas saj, do ketë një takimi me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe në ditët do të ketë diskutime me komisionin e përbashkët BE-Shqipëri.

The post Media greke: Fredi Beleri takim me Ramën dhe Spiropalin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *