Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit u regjistrua një aksident ku mbetën të plagosur dy të mitur. Në lidhje me aksidentin është arrestuar shoferi 19-vjeçari.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Vllaznimi” ndërsa dy të miturit po lëviznin me monopatinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të së enjtes në lagjen 17 të qytetit bregdetar, kur automjeti tip Benz i drejtuar nga 19-vjeçari goditi dy 16-vjeçarët. Të miturit u dëmtuan në kokë pas përplasjes nga automjeti, por fatmirëisht jashtë rrezikut për jetën.
The post Përplasi me makinë dy të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 19-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
