Shitblerja e energjisë nga OSHEE/ Grupi Parlamentar i PD padit në SPAK Belinda Balluku

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Grupi Parlamentar i PD padit sërish në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Ballukun.

Bardhi tha se ajo ka grabitur vetëm për 1 vit rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë.

“Balluku shmang shit-blerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Shitja e energjisë jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë. Raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kotraktuar në Bursë. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë.
Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm”
, tha Bardhi.

Sipas tij, Ministrja e Energjisë është Kryetare e Asamblesë së Përgjithshmë të KESH-it, personi përgjegjës që firmos për shpenzimet dhe bilancet e kompanisë.

“Balluku manipulon edhe shifrat e humbjes së energjisë në rrjet. Humbjet faktike janë në nivelin 27.2%, duke sjellë vetëm për vitin 2023, një vlerë totale të humbjeve prej 144 milionë eurosh.
Kërkojmë nga SPAK-u një hetim të shpejtë dhe profesional për një shkelje kaq masive të ligjit dhe për një abuzim kaq të madh me paratë e shqiptarëve”,
tha Bardhi.

The post Shitblerja e energjisë nga OSHEE/ Grupi Parlamentar i PD padit në SPAK Belinda Balluku appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *