Aksident i frikshëm në Tiranë, makina “fluturon” nga rruga dhe përfundon në Lanë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.

Ende nuk raportohet për persona të lënduar. Burimet mediatike bëjnë me dije se kur Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, brenda mjetit tip “Volkswagen” nuk gjetën as shoferin dhe as pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, teksa mjeti në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga kryesore dhe ka “fluturuar” drejt Lanës.

Policia dhe shërbimet e tjera ndodhen në vendngjarje për të nisur hetimet dhe nxjerrë veturën nga kanali.

The post Aksident i frikshëm në Tiranë, makina “fluturon” nga rruga dhe përfundon në Lanë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *