Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia dhe agjentët e BKH-së kanë kryer mbrëmjen e sotme kontrolle në Shijak, pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Burime bëjnë me dije se Çyrbja momentalisht ndodhet në policinë e Durrësit, ku SPAK dhe BKH po kryen procedurat.

Çyrbja U arrestua në Durrës bashkë me Ahmet Mashën, i arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013, për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Ndërkohë, gazetari Igli Celmeta raporton se është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve, socialisti dyshohet se ka qenë edhe përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe se ka pasur aty komunikime me personazhe të botës së krimit në Durrës.

The post Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *