Enzo Maresca u emërua si pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City të hënën, me italianin që mori përsipër detyrën e vështirë të zëvendësimit të njërit prej trajnerëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në futboll.
Italiani kthehet në Etihand ku më parë ka qenë trajner i U21 në sezonin 2020-2021 dhe në sezonin 2022-2023 ai ishte asistent i Pep Guardiolës përpara se të ndiqte rrugën e tij të pavarur, fillimisht te Leicester dhe më pas te Chelsea, nga e cila u largua pas një sezoni e gjysmë.
“Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe të kem mundësinë për të menaxhuar këtë ekip është një perspektivë e shkëlqyer për mua. City është një klub futbolli tepër i organizuar mirë. Çdo gjë që bëjnë është inovative, e planifikuar dhe ka një qëllim të qartë. Për një trajner, kjo është një situatë ëndrrash. Më ofron stabilitetin që më duhet për të bërë punën time në mënyrë efektive”, tha trajneri 46-vjeçar.
“Ky do të jetë qëndrimi im i tretë këtu. E njoh këtë klub, i di kërkesat dhe i di pritjet. Cilësia e njerëzve që punojnë këtu është ajo që e bën klubin kaq të veçantë dhe dua t’i falënderoj që treguan besim në aftësitë e mia. Mezi pres të filloj stërvitjen e lojtarëve. Dua që ne të fitojmë, të luajmë futboll të mirë dhe të shijojmë presionin e përfaqësimit të Manchester City-t,” shtoi ai.
The post Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City appeared first on Euronews Albania.

