Përplasen makinat në Rrogozhinë-Peqin, plagòsen dy persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në mesditë në aksin Rrogozhinë-Peqin.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja D. O., dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. D., të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. 

The post Përplasen makinat në Rrogozhinë-Peqin, plagòsen dy persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *