Arrestimi i Metës, Tedi Blushi: Një organizatë kriminale ka rrëmbyer kreun e PL

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi ishte i pari nga radhët e Partisë së Lirisë që ka folur për mediat, pak pasi kreu i kësaj force politike, Ilir Meta u vu në pranga në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”, në kryeqytet.

Blushi e cilëson arrestimin e Metës “një rrëmbim” dhe e akuzon SPAK si një organizatë kriminale.

“Një strukturë kriminale, terroriste që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Kjo është një fatkeqësi dhe tregon edhe njëherë gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai në prononcimin për mediat jashtë selisë së PL.

I pyetur se ku ndodhet në këto momente ish-Presidenti Meta, Blushi tha se nuk ka informacion.

The post Arrestimi i Metës, Tedi Blushi: Një organizatë kriminale ka rrëmbyer kreun e PL appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *