Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” ku po mbahet prej mesditës së djeshme, pasi u vu në pranga, ish-Presidentit Ilir Meta i ka shkuar për vizitë avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas takimit me kreun e PL-së, Gjokutaj tha se ka zero prova për ndalimin e Ilir Metës nga ana e agjencive ligjzbatuese dhe të drejtësisë.
“Zero prova. Shkaku i izolimit të Zotit Meta është çështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet e korrupsionit galopant të kësaj qeveria që është sot në pushtet”, tha Gjokutaj.
I pyetur nëse janë njoftuar nga Gjykata e Posaçme për datën kur do të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë, Gjokutaj tha: “Deri në momentin që po flasim nuk ka njoftim. Ndoshta pasdite, ndoshta nesër. Do të jeni në dijeni”.
Në fund ai zbuloi edhe një porosi që Meta i kishte lënë për t’ia komunikuar gazetarëve.
“Zoti Meta për mediat ka një porosi. Ju inkurajon që të pasqyroni me transparencë të gjithë këtë proces, edhe tejet atyre që SPAK-u thotë sepse qëllimi për të cilin zoti Meta është izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë diametralisht të kundërta”, zbuloi Gjokutaj.
The post Gjokutaj takon Metën në qeli, zbulon porosinë që i la ish-Presidenti appeared first on GIJOTINA.
