Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë divorcin me Ilir Metën, duke shtuar se janë momente të vështira të jetës së saj emocionale.

“Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë”, deklaroi ajo në një konferencë për mediat, duke shtuar se e ka dashur dhe do vazhdojë ta dojë ish-bashkëshortin e saj.

“Janë në momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.

E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetevetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.

Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët,. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi.

Pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz”, tha kryemadhi.

The post Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *