Arrestimi i Salianjit, opozita proteston sot protestë para PE

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të protestojë sot në Strasburg para Parlamentit Europian.

Shumica e deputetët do të udhëtojnë sot drejt Strasburgut për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.

U raportua se deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që sipas tyre. ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Burgosja e Salianjit, mos votimi i PS për vendimin e GJK për Olta Xhaçkën, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni, janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve.

Po kështu, përveç këtij grupi, pjesa tjetër e deputetëve do të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.

The post Arrestimi i Salianjit, opozita proteston sot protestë para PE appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *