Ish-presidenti Meta mbërrin në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka mbërritur në GJKKo pasi doli nga Blloku i Sigurisë tek rruga “Mine Peza” rreth orës 09:00, ku ndodhej prej ditës së hënë (21 Tetor) pasi u vendos në pranga nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK.

Meta do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çoku.

Ndërkohë edhe Pirro Xhixho ka mbërritur në  Gjykatën e Posaçme.

Të pranishë pritet të jenë tre prokurorët, Altin Dumani, Arbeën Kraja dhe Sotir Kllapi të cilët kanë bashkuar tre procedimet që lidheshin me emrin e ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, sa i takon çështjes së CEZ DIA, hetimit pasuror të familjes Meta, por edhe lobimit të ish-LSI në SHBA.

 

The post Ish-presidenti Meta mbërrin në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *