Seanca në GJKKO, Çoku dhe Xhixho mbërrijnë për t’u njohur me masën e sigurisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun. Seanca nis në 09:30, ndërsa i pranishëm është edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Meta doli nga Blloku i Sigurisë dhe  mbërriti në ambientet e Gjykatës së Posaçme me furgon dhe i shoqëruar nga dhjetëra forca policie. Ndaj tij është caktuar masa arrest m e burg.

Ndërkohë, në Gjykatë mbërriti edhe ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho, ndaj të cilit është caktuar masa arrest shtëpie. Ai u paraqit në GJKKO i shoqëruar nga një efektiv.

Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv. Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave. Çifti Meta-Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim.

The post Seanca në GJKKO, Çoku dhe Xhixho mbërrijnë për t’u njohur me masën e sigurisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *