Drejtuesi i Bayern Munich “plaçkitet” në Barcelonë: hajduti doli më shumë se mirë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një orë me vlerë, një celular Apple iPhone 15 (me vlerë nga 800 deri në 2000 euro, në varësi të karakteristikave), dhe një portofol që përmbante para dhe dokumente. Hajduti, i cili iu afrua, kërcënoi, sulmoi dhe grabiti një drejtues të Bayern Munich, mori një plaçkë të konsiderueshme nga ngjarja. Episodi ndodhi në Barcelonë, në Avinguda del Litoral, në lagjen Sant Martí, natën mes të martës e të mërkurës: ngjarja trazoi dhe prishi vigjiljen e ndeshjes së Champions League që gjermanët luajnë sot kundër Barcelonës (ora 21:00, në stadiumin Montjuïc).

Lexo më tejFOTO/ I kërkojnë foto e i vjedhin orën: ja ‘Richard Mille’ prej 2 milionë euro që i fluturoi nga dora Leclerc

Krimineli arriti të arratisej, duke humbur gjurmët e tij menjëherë. Në momentin e denoncimit të bërë tek Mossos d’Esquadra, personi i plaçkitur mori përgjigjen që nuk do të donte: arrestimi i kriminelëve që kryejnë këto lloj aktesh është i mundur përmes një hetimi të zakonshëm, por rikuperimi i sendeve të vjedhura është i vështirë (nëse jo i pamundur).

RRËFIMI I VJEDHJES BËRË POLICISË

Menaxheri gjerman  i Bayern ishte duke ecur, kur një i ri, përshkrimin e të cilit ai e dha në polici, iu afrua me një pretekst të zakonshëm dhe duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, i vodhi me shpejtësi sendet personale dhe u zhduk duke ikur nëpër rrugët e zonës.

PISTA E NDJEKUR NGA POLICIA

Pista që po ndjekin forcat e rendit është për të kuptuar nëse autori i vjedhjes është një “specialist i fushës”, pra një kriminel tashmë i njohur, apo është një hajdut i rastësishëm që e pa mundësinë dhe e kapi. Në kryeqytetin katalanas, krime të tilla janë shumë të zakonshme, duke gjykuar nga frekuenca e denoncimeve dhe rasteve që shpesh përfshijnë viktima “të synuara”, shumica e të cilëve janë të rinj të huaj (qoftë studentë apo turistë në metropol).

The post Drejtuesi i Bayern Munich “plaçkitet” në Barcelonë: hajduti doli më shumë se mirë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *