Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Stadiumet janë kthyer në një pikë delikate të futbollit kombëtar, aq sa për të parë në një rast të paprecedentë derbin e kryeqytetit në Vlorë. Në këtë pikë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Organi qeverisës i Federatës së Futbollit diskutoi disa çështje në këtë mbledhje dhe mori disa vendime të rëndësishme.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e stadiumit të ekipit KF Besa, që do të bëhet me bashkëfinancim mes Bashkisë së Kavajës dhe Federatës së Futbollit. FSHF do të ndërtojë gjithashtu disa fusha të reja, një prej të cilave në Shtëpinë e Futbollit dhe një tjetër në stadiumin “Luftëtari”.
Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe rikonstruksionin e stadiumit “Shefqet Lamçja”. FSHF do të investojë edhe në kryerjen e disa punimeve shtesë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.
Lexo më tej: Derbi i kryeqytetit, për herë të parë në histori në Vlorë: Tirana pret Dinamon, në Elbasan shkon Partizani
Një nga vendimet e marra nga anëtarët e KE-së ishte miratimi i Rregullores për Shpërndarjen dhe Përdorimin e Fondeve të Solidaritetit. Komiteti Ekzekutiv u njoh edhe me memon mbi miratimin e Rregullores së Licensimit të Klubeve dhe Qëndrueshmërinë Financiare për kompetionet e UEFA.
Gjithashtu, qeveria e FSHF-së miratoi emrin e ri të drejtorit komercial në FSHF, që do të jetë Fabio Santoro si edhe kërkesën e Famullisë së Shna Prendes në Juban të Shkodrës për ndërtimin e një mini-kalçetoje me bar sintetik.
The post Tirana u degdis në Vlorë, Teuta e Dinamo pa stadium: FSHF nis rikonstruksionet e reja appeared first on Lapsi.al.
