Me plis në kokë, Edon Zhegrova feston triumfin përballë Atleticos

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

 

Edon Zhegrova ka postuar dy foto në “Insta Story” pas triumfit 1:3 të Lilles në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen.

Ylli shqiptar i “Dardanëve”, shihet në duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare.

Zhegrova nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela.

Ai regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.

Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid realizoi dopietën që i dha fitoren e Lilles.

 

 

The post Me plis në kokë, Edon Zhegrova feston triumfin përballë Atleticos appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *