Partnerja e Alibeajt në GJK/ Berisha kërkon ta përjashtojë nga çështja e tij: Ka konflikt interesi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar me një shkresë Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Në shkresën e dorëzua nga Sali Berisha thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Alibeajt.

Enkelejd Alibeaj ishte i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti argumentojnë avokatët ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

Më 19 Nëntor Gjykata Kushtetuese do të shyqrtojë padinë e Sali Berishës, në lidhje me masën e sigurisë së parë të lëshuar nga SPAK “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte, duke e konsideruar të paligjshme pa i hequr imunitetin Kuvendi.

The post Partnerja e Alibeajt në GJK/ Berisha kërkon ta përjashtojë nga çështja e tij: Ka konflikt interesi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *