Po punonte tokën, freza e dorës i merr jetën 65-vjeçarit në Cërrik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Cërrik pasi është dëmtuar nga mjeti bujqësor me të cilin po punonte tokën.

Policia bën me dije se viktima ka marrë plagë të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen prej frezës së dorës, të cilën po e përdorte.

“Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. R., 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, njoftojnë uniformat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

The post Po punonte tokën, freza e dorës i merr jetën 65-vjeçarit në Cërrik appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *