Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Roberto Mancini që nga dje nuk është më trajner i Arabisë Saudite, pasi trajneri 59-vjeçar nga Jesi arriti një marrëveshje me Federatën e Futbollit të vendit për të zgjidhur kontratën në mënyrë konsensuale, e cila ishte parashikuar të përfundonte në janar 2027. Mancini ishte emëruar më 27 gusht 2023 dhe e la stolin saudit më 24 tetor 2024: 14 muaj punë shumë të paguar, me një “premio” përfundimtar të përfaqësuar nga një shpërblim i madh për ndarjen, i rënë dakord mes palëve në një kohë kur kritikat nga mediat dhe tifozët po rriteshin për shkak të rezultateve të dobëta të Arabisë në kualifikimet për Botërorin e ardhshëm.
Mancini, shpërblimi i majmë për të zgjidhur kontratën
Mancini kishte nënshkruar një kontratë përmes së cilës merrte rreth 25 milionë neto në vit: ai e ka përfituar vitin e parë, ndërsa kompensimi për ndarjen pritet të jetë afërsisht sa një tjetër vit ose pak më pak, për një total që shkon rreth 50 milionë euro neto pas këtyre 14 muajve. Bashkë me të do të largohen nga Arabia edhe disa anëtarë të stafit të tij të gjerë, përfshirë Salsano, Lombardo, Battara dhe ish-lojtarin e City-t, Yaya Touré. Ndërkohë, Luigi Di Biagio, i cili që nga fundi i gushtit 2023 drejton kombëtaren U23 të Arabisë Saudite, mbetet në detyrë.
Pozita e Mancinit në stolin saudit ishte bërë e lëkundur pas ndeshjes së parë në grup për kualifikimet aziatike për Botëror, një barazim 1-1 në shtëpi kundër Indonezisë më 5 shtator, që hapi rrugën për kritika. Fitorja e mëpasshme 2-1 jashtë fushe kundër Kinës i dha frymëmarrje trajnerit italian, por më pas erdhi humbja në shtëpi 2-0 kundër Japonisë dhe barazimi 0-0 në Xheda kundër Bahreinit. Reagimet e forta të Mancinit ndaj gazetarëve vendas dhe gjestet e tij të pakënaqësisë ndaj tifozëve arabë ishin hapa që e bënë ndarjen të pashmangshme.
Bilanci në stolin saudit: shumë zhgënjime
Vetë Mancini, ndoshta e pa ndarjen si një çlirim – për më tepër, të paguar në mënyrë të majme – duke lënë pas një kualifikim jo tërësisht të kompromentuar, siç deklaroi me krenari në një postim në Instagram ku tregonte renditjen e grupit të Botërorit, por edhe një bilanc objektivisht zhgënjyes: 7 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje në 18 ndeshje të drejtuara në krye të Arabisë Saudite, përfshirë eliminimin në fazën e 1/8-ve në Kupën e fundit të Azisë në fillim të këtij viti.
The post Mancini largohet nga Arabia Saudite: në 14 muaj asnjë rezultat, paratë pa ‘hesap’ appeared first on Lapsi.al.
