Plagosja e dyfishtë tek ‘Don Bosko’ si u identifikua autori – Detajet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Targat e automjetit tip “Golf 5” i përdorur në atentatin e “Don Boskos” më 3 shtator identifikuan Denis Tahirin, 23-vjeçarin nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i dy personave të plagosur, Kastriot Elezaj, 45 vjeç, dhe Renaldo Metushi, 22 vjeç.

Hetuesit e Policisë së Tiranës fillimisht zbuluan se kujt i përkisnin targat e mbivendosura dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës në Valias, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Nga hetimet rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip “Golf 5” që autorët dogjën pas krimit.

Po ashtu, shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi u krahasuan me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23-vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, po pinin kafe në verandën e lokalit në afërsi të OSHEE-së, kur nga një makinë u qëllua drejt tyre. Elezaj, 45 vjeç, u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushin 22-vjeç, plumbi e kapi në këmbë.

Autorët që mendohet se ishin 3, fillimisht lëvizën pranë lokalit për t’u bindur se shënjestra ishte aty, pak minuta më vonë u rikthyen dhe qëlluan me 7 plumba drejt tyre. Pas krimit dogjën makinën në dalje të Kamzës, brenda së cilës u gjet pistoleta me silenciator.

Gati dy muaj pas ngjarjes, Policia e Tiranës mundi të zbardhë atentatin dhe të shpallë në kërkim të riun organizator, Denis Tahiri.

The post Plagosja e dyfishtë tek ‘Don Bosko’ si u identifikua autori – Detajet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *