Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi dyshohet se fshehu disa prova në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë kur shetasi me iniciale A. T. gjatë një konflikti për motive të dobëta, qëlloi me armë zjarri në këmbë një 41-vjeçar.
Mësohet se 50-vjeçari S. Ll., është vënë në pranga pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr e fshehur dvr-n e kamerave të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes. Ai akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Policia thotë se po vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
The post Plagosja me armë në Peqin/ Fshehu pamjet e kamerave, në pranga 50-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
