Protesta e opozitës më 29 tetor shtrihet në akset kryesore të vendit – Detajet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që protesta e paralajmëruar e 29 tetorit, të shtrihet në të gjithë vendin.

Sekretari i përgjthshëm Gazmend Bardhi ka lajmëruar se të martën, më 29 tetor, ora 17:00, protesta do të zbresë në akset kryesore të vendit.

Protestuesit do të jenë në segmentin “Casa Italia – Sheshi Shqiponja” dhe në rrethrrotullimet e Milotit, Shkozetit, Bradasheshit;
Rrogozhinëse dhe Levanit.

“Të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, të pa ndikuara nga krimi i organizuar dhe paratë e korrupsionit”, bën thirrje Bardhi në postimin në rrjetet sociale.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë aksioni opozitar.

Policia nga ana e saj ende nuk është shprehur rreth masave.

The post Protesta e opozitës më 29 tetor shtrihet në akset kryesore të vendit – Detajet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *