Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Automjeti përfundon në kanal, 2 të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Laç. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Në automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës.

Është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.

The post Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Automjeti përfundon në kanal, 2 të plagosur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *