Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në një mbrëmje të pabesueshme në Santiago Bernabeu, Barcelona e Flick arriti të fitojë El Clasico duke mundur Real Madridin e Carlo Ancelottit me rezultatin 4-0. Një disfatë e rëndë për Merengues, të cilët dolën krejtësisht të tronditur nga përballja kundër blaugranave që arritën të mbyllnin çdo iniciativë të vendasve. Një ndeshje që, pavarësisht nga paraqitjet e shkëlqyera të Lewandowskit dhe shokëve të tij, u karakterizua edhe nga një moment tensioni i lartë në fund të lojës, ku protagonisti kryesor ishte vetë trajneri i Real Madridit.
Kamerat kanë kapur një moment kur Carlo Ancelotti i afrohet me hapa të shpejtë pankinës së Barcelonës. Ai dëshiron të flasë me Flick, e kërkon atë dhe në një moment e ballafaqon hapur trajnerin e katalanasve pasi e identifikon. Ancelotti drejton gishtin drejt trajnerit kundërshtar dhe duket se kërkon falje për sjelljen e papërshtatshme të një prej bashkëpunëtorëve të Flick. “Kjo nuk bëhet,” duket se ka thënë trajneri italian i mërzitur nga ajo që kishte parë përballë pankinës së tij.
Lo de Ancelotti yéndole a reprochar a Flick porque han celebrado demasiado el cuarto gol… Jajajajajajajaja.
Vaya ridículo. Como si todos sus jugadores y ayudantes no celebrasen igual los goles.
Poco a poco se le va cayendo la careta.pic.twitter.com/uXvTKWvuH1
— Iván (@IvaanBlanco26) October 26, 2024
“Çfarë ndodhi me Hansi Flick? Me të nuk kam problem… por një nga bashkëpunëtorët e tij nuk u soll si një zotëri gjatë festimeve,” – shpjegoi menjëherë pas në konferencën për shtyp Ancelotti kur u pyet çfarë kishte ndodhur mes tij dhe trajnerit të blaugranave. – “Ia thashë këtë dhe Flick ishte dakord.” Bëhet fjalë për Marcus Sorg, ndihmësi i Flick, i cili festoi golin e katërt para pankinës së Real Madridit dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Ancelottit, i cili preferoi ta diskutonte këtë me Flick.
Ancelotti, sobre el encontronazo con el banquillo del Barça: “Ha pasado algo con el asistente, no con Flick, no ha sido un señor al celebrar delante de nuestro banquillo” pic.twitter.com/NWl3MukaJZ
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) October 26, 2024
Reagimi i Flick në konferencën për shtyp
“Diçka ndodhi jo me Flick, por me ndihmësin e tij, i cili nuk u soll si një zotëri duke festuar para pankinës sonë.” Në fund të ndeshjes, Flick konfirmoi versionin e Ancelottit, por gjithashtu dha mendimin e tij për episodin: “Kishte një problem të vogël gjatë festimit, por është normale, asgjë për t’u shqetësuar: jemi të rritur mjaftueshëm për të biseduar për këtë.” Pa dyshim, kjo fitore e Barcelonës ishte shumë e rëndësishme për rrjedhën e kampionatit. Jemi ende në fillim, por suksesi në Clasico në Bernabeu tani i çon katalanasit të parët në La Liga me 6 pikë më shumë se Merengues në vendin e dytë.
The post Ancelotti konfrontohet me Flick pas Real-Barça: i tërbuar për gjestin para pankinës appeared first on Lapsi.al.

Ancelotti, sobre el encontronazo con el banquillo del Barça: “Ha pasado algo con el asistente, no con Flick, no ha sido un señor al celebrar delante de nuestro banquillo”