Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e djeshme një miting me shqiptarët e New York-ut në SHBA, në kuadër të turit me diasporën para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Por, ndërkohë është regjistruar edhe një përplasje në rrugë mes kryeministrit Edi Rama dhe disa protestuesve. Në videon e mëposhtme shfaqet momenti kur kryesocialisti, bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama i drejtohen sallës ku u mbajt takimi, teksa disa shqiptarë i bërtasin, duke e etiketuar si legen, mafie, plehrë, apo edhe thirrjet “Rama ik”.
Kryeministri Edi Rama i ka marrë me të qeshur këto etiketime, teksa i fton protestuesit në sallë, ndërkohë që ata i përgjigjen: “Ik ti para, ik se na more në qafë, ik se na le kalamajt rrugëve, hajdut”.
The post “O mafioz, o plehrë”, protestuesit përplasen me Ramën në rrugët e New York-ut (Video) appeared first on GIJOTINA.
