Blushi: Rrëmbimi i Metës faktoi kapitullimin e Reformës në Drejtësi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat ka folur sërish në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, nga SPAK pasi akuzohet për tre vepra penale.

Kur bëhen 7 ditë nga arrestimi i ish-presidentit, Blushi shprehet se arrestimi i Metës, të cilin e cilëson si “rrëmbim terrorist”, ka qenë i planifikuar prej kohësh dhe ndodhi pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve të ardhshme Parlamentare.

Sipas Blushit, arrestimi ndodhi për “t’i garantuar Narkoshtetit edhe një mandatë tjetër”.

Blushi u shpreh më tej se “rrëmbimi i presidentit të PL-së, faktoi kapitullimin pa kushte të Reformës në Drejtësi dhe kapjes jo për fyti, por me shkelm në fyt të drejtësisë, nga Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën e vërtetë që sot përfaqësohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”.

“Zero faktet, zero provat dhe zero dokumentet kundër Presidentit Meta”- tha Blushi.

The post Blushi: Rrëmbimi i Metës faktoi kapitullimin e Reformës në Drejtësi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *