Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në Shqipëri vazhdojnë të dënohen për blerje votash përfaqësuesit e opozitës.
Pas Fredi Belerit, i shpallur fajtor dhe i dënuar për blerje votash sot nga Gjykata e Posaçme është ish-kryeplaku i Bërxullës në Tiranë.
Ky i fundit akuzohej nga SPAK se kishte blerë vota në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë.
Agim Loci nuk do të bëjë burgim, sepse përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, por do e shlyejë me 80 orë pune në komunitet. Akuza penale ndaj tij e ngritur nga SPAK ishte “korrupsion zgjedhor”. ©Lapsi.al
The post Tallja/ Gjykata e Posaçme dënon ish-kryeplakun e Bërxullës për blerje votash appeared first on Lapsi.al.
