Meta tek 313/ Zbulohet kush e ka vizituar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë në ambientet e paraburgimit 313-të, ku edhe ndodhet prej një jave.

SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti i Republikës të vizitohet në burg nga të afërmit.

Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.

Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, ndërsa në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, Meta u vizitua nga djali.

Ilir Meta u la në arrest me burg nga GJKKO për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjatë seancës që u zhvillua në 23 tetor për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun gjykata vendosi detyrim paraqitje. GJKKO ndryshoi masën e sigurisë vetëm për ish-drejtorin e AKEP, Pirro Xhixho, i cili nga arrest shtëpie u lë na detyrim paraqitje. 

The post Meta tek 313/ Zbulohet kush e ka vizituar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *