Marca: “Topin e Artë” nuk e fiton Vinicius, Reali bojkoton ceremoninë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Surprizë e madhe nga Spanja, pak orë para dhënies së “Topit të Artë”. Prej kohësh flitej se favoriti kryesor për të marrë çmimin ishte sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, por kjo nuk do të ndodhë.

Mediat iberike, raportojnë se braziliani nuk do të jetë fituesi. Madje, bëhet e ditur se Real Madrid ka marrë informacione për këtë dhe ka vendosur të anulojë udhëtimet drejt Parisit.

Sipas “Marca”, klubi madrilen, kishte planifikuar një udhëtim drejt Parisit, rreth orës 15:00, aty ku në mbrëmje do të mbahet ceremonia e dhënies së çmimit. Megjithatë gjithçka është anuluar, kur u mësua se Vinicius nuk do të jetë fitues.

Çmimin më të rëndësishëm individual, “Topin e Artë”, me shumë mundësi do e fitojë mesfushori Rodri, i mori Europianin me Spanjën dhe fitoi Premier League në Angli me Manchester City-n.

The post Marca: “Topin e Artë” nuk e fiton Vinicius, Reali bojkoton ceremoninë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *