Ilir Meta vizitohet në burg nga familjarët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas u arrestua një javë më parë dhe u la në burg nga ana e GJKKO, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë me familjarët e tij në ambientet e paraburgimit 313-të.

Bëhet me dije se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.

Ndërsa në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, Meta është vizituar nga djali, Besar Meta. Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Ilir Meta u la në arrest me burg nga GJKKO për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjatë seancës që u zhvillua në 23 tetor për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun gjykata vendosi detyrim paraqitje. GJKKO ndryshoi masën e sigurisë vetëm për ish-drejtorin e AKEP, Pirro Xhixho, i cili nga arrest shtëpie u lë na detyrim paraqitje.

The post Ilir Meta vizitohet në burg nga familjarët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *