I pandehur nga SPAK, reagon kryebashkiaku socialist

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi akuzohet se ka licensuar një karburant të ndërtuar pa leje.

Kryetari i Bashkisë Devoll shprehet se ka firmosur dokumentet ashtu siç e kërkon ligji.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.

Lexo më tej: SPAK i ashpër me “krimin intelektual” në Devoll të Korçës 

The post I pandehur nga SPAK, reagon kryebashkiaku socialist appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *