Arrestimet pas protestës, Noka: Terrori policor, akt diktatorial i narkopolicisë nën urdhrat e Ramës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka denoncuar arrestimet pas protestës së opozitës si një akt të diktaturës nga qeveria. Ai theksoi se terrori policor, i urdhëruar nga Kryeministri Rama dhe zbatuar nga policia, është një dëshmi se paqja me krimin në qeveri është e pamundur.

Noka kritikoi arrestimin e drejtuesve të opozitës, përfshirë kryetarin e PD në Pogradec, Genti Cela, dhe akuzoi “regjimin” për përdorimin e policisë për të frikësuar opozitën.

“Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënënë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmia se paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë. Partia Demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe veçanërisht të kryetarit të PD Pogradec zotit Genti Çela. Në një akt banditesk i denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar. Opozita nuk ndalet dhe as trembet”, tha Noka.

“Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile. Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile. I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetë marshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur. Çdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë.. Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk është më i pamposhtur se ai i Hitlerit. Çdo prangë, çdo burgim, çdo arrestim i liderëve dhe mbështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë në zinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafë për të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parë hodhën statujën e idhullit tënd”, shtoi.

“Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetë populli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqes dhe ushtruar lirinë dhe zemërimin e vet. Demokratëve u bëj thirrje të mos tremben. Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh”, përfundoi ai.

The post Arrestimet pas protestës, Noka: Terrori policor, akt diktatorial i narkopolicisë nën urdhrat e Ramës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *