Bllokimi i rrugëve/ Procedohen 25 protestues në Tiranë, mes tyre edhe deputetë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë proceduar penalisht 25 protestues që bllokuan rrugët dhe dogjën gomat tek ish-sheshi “Shqiponja” gjatë tubimit të opozitës në Tiranë.

Mes protestuesve janë edhe deputetët e Partisë Demokratike. Ligjvënësit demokratë që morën pjesë në tubimin tek Kthesa e Kamzës, ishin Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Albana Vokshi.

Protesta në Elbasan:

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe tre deputetë të PD-së, Tomor Alizoti, Qani Xhafa dhe Edmond Spaho, si edhe 23 protestues të tjerë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ku 3 prej tyre janë proceduar penalisht.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale A. P., H. L., E. P., të tre banues në Elbasan, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

The post Bllokimi i rrugëve/ Procedohen 25 protestues në Tiranë, mes tyre edhe deputetë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *